Vidhen katër vetura në lokacione të ndryshme në Gjakovë, Policia vihet në lëvizje

Kronikë e zezë

Vidhen katër vetura në lokacione të ndryshme në Gjakovë, Policia vihet në lëvizje

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive. Kështu po dyshohet se ka ndodhur sot në Gjakovë.

Lexuesit kanë bërë me dije se katër automjete, tre prej të cilëve të tipit ‘Golf’ janë vjedhur në lokacione të ndryshme në Gjakovë.

Policia tashmë është aktivizuar dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që akoma s’dihet nëse këto raste lidhen me njëra tjetrën dhe mund të jenë kryer nga grupi i njëjtë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar lidhur me detajet e reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat