Janë gjetur dje tri vetura të vjedhura në Gjakovë.
Sipas policisë, të gjitha rastet kishin ndodhur dje.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE E VETURËS -GJETUR
Fsh. Cërmjan, Gjakovë 07.02.2024-07:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar në një parking. Rreth orës 23:50 vetura është gjetur e braktisur.
Rr. Londra, Gjakovë 07.02.2024-16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar para shtëpisë së tij. Rreth orës 22:29 vetura është gjetur e braktisur.
Rr.Ëesli Klark, Gjakovë 07.02.2024- 21:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën të cilën e kishte parkuar në një parking. Rreth orës 23:15 vetura është gjetur e braktisur.