Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit veç në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, në dy raste, gratë kanë raportuar se janë dhunuar fizikisht nga burrat e tyre.
Në rastin tjetër, gruaja ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është dhunuar psiqikisht nga bashkëshorti.
“Prishtinë 07.02.2024. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
“Prishtinë 07.02.2024-23:25. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.
“Prishtinë.07.02.2024-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veriore pasi që i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit është bastis shtëpia e të dyshuarit ku është gjet dhe konfiskuar një revole e llojit me 26 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.