Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, përplasen dy makina. Një 15-vjeçar në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, përplasen dy makina. Një 15-vjeçar në gjendje të rëndë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 23:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Sarandë-Ksamil.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur 2 persona të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e automjetin “Lancia”, konkretisht shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin D. Ç, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, ku gjëndja shëndetësore e 15-vjeçarit paraqitet e rëndë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat