E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person afër stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person afër stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të stacionit hekurudhor.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se viktima është i gjinisë mashkullore dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë.  Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat