Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë pasi i njëjti ka ushtruar presion psikik dhe ka kërcënuar ish-të fejuarën e tij.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ish i fejuari i saj i kishte bërë presion psikik si dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.