Zjarr nga ndezja e kaminit në një shtëpi në Kamenicë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Zjarr nga ndezja e kaminit në një shtëpi në Kamenicë, lëndohet një person

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Dyshohet se zjarri ka shpërthyer nga ndezja e kaminit në një shtëpi në Busavatë të Kamenicës. Si pasojë është lënduar një person.

I njëjti është dërguar në QKUK për shërim dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /ZJARRVËNIE/ Fsh. Busavatë, Kamenicë 10.02.2024 – 21:27. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij. Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma. Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve. I lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat