Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti pas identifikimit dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë në Mitrovicë.
Në raportin ditor është thënë se të dyshuarit i është bërë ekzaminimi psikiatrik.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Pas hetimeve të zhvilluara sot më 10.02.2024 është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin. I dyshuari pas ekzaminimit psikiatrik me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim