Lëndohet një person e vetura përfundon e rrokullisur jashtë rrugës në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Lëndohet një person e vetura përfundon e rrokullisur jashtë rrugës në Fushë-Kosovë

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Kosovë.

Media mëson se i lënduari me emergjencë është dërguar për tretman mjekësor. Derisa në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet emergjente si dhe njësitë relevante të policisë.

Nga pamjet e siguruara shihet që një veturë ka përfunduar e rrokullisur jashtë rrugës.

Ndërkohë, media ka dërguar pyetje në Policinë e rajonit të Prishtinës, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat