Përleshje në lokalin me muzikë live “Te Xiki” në Gjakovë, pronarët dyshohet se u rrahën me mysafirë

Kronikë e zezë

Përleshje në lokalin me muzikë live “Te Xiki” në Gjakovë, pronarët dyshohet se u rrahën me mysafirë

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Jo rrallëherë ndodhin raste të mosmarrëveshjeve që përfundojnë në përleshje fizike në lokale të ndryshme në vendin tonë. Një përleshje që është përcjellur me rrahje ka ndodhur në një lokal në Gjakovë.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në lokalin me muzikë ‘live’ “Te Xiki” në Gjakovë, ku janë përfshirë disa persona.

Siç mëson media, në rrahje janë përfshirë edhe pronarët e lokalit bashkë me mysafirët që ishin të ftuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren kur të arrestohen të dyshuarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat