Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person.
Ai u arrestua nën dyshimin se i njëjti veturën të cilën ishte duke e drejtuar me targa të huaja dhe ishte përfshirë në një aksident, gjatë verifikimit ka rezultuar se vetura në korrik të vitit 2023 ishte raportuar si e vjedhur në Suedi.
Organet e rendit njoftojnë vetura e dyshuar është dërguar në terminal doganor.
Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.