Një grua në Vushtrri dyshohet se nën kërcënimin e armës nga ish-bashkëshorti i saj është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.