Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se kishte ngacmuar një femër përmes rrjeteve sociale.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Rasti ka ndodhur gjatë datës 5 shkurt të këtij viti.
Arrestimi është bërë gjatë ditës së djeshme.