Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të Rrugës “B” në Prishtinë, pasi ka pranuar informatë se aty gjendet një mjet i dyshimtë.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha ajo.