Është arrestuar një burrë në Shtime, i cili dyshohet se ka goditur me shuplakë një të mitur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur femër kosovare duke e goditur me shuplakë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton raporti i policisë.