Policia e Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë zjarri në Vushtrri.
Sipas njoftimit të policisë, në rastin e parë njësitë policore kanë indetifikuar lokacionin ku kanë gjetur 9 gëzhoja.
Policia ka bërë të ditur se me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndërsa, në rastin e dytë, policia gjatë kontrollit tek i dyshuari i kanë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me 13 fishek.
Në njoftim bëhet e ditur se pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ndaj tyre është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”dhe “ Përdorim i armës’.