Një konflikt mes dy familjeve në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, eskaloi edhe në përdorim të armës, ku si pasojë mbetën të plagosur Mehmet Metolli e Ataola Tahiri. Njëri prej të dyshuarve, Gentian Makolli, u ndalua natën kritike, ndërsa i dyshuari i dytë, i mituri G.Makolli, është paraqitur sot për intervistim.
Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’.
Sipas informacioneve, i mituri ka deklaruar se armën që përdori në rast, e ka hedhur në një kontejner të mbeturinave, por e njëjta nuk është gjetur.
Kujtojmë se dy familjet kanë pasur probleme të mëhershme dhe vendosën që të pajtohen, por që të shtunën gjithçka eskaloi papritmas dhe u shkrep arma e zjarrit.