Policia ka njoftuar se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur shtëpinë e një çifti në orët e para të së premtes në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Sipas Policisë, personat e maskuar i kanë grabitur dy zinxhirë të arit dhe para të gatshme viktimave.
“Raportohet se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur nga qafa dy zinxhir të arit dhe para të gatshëm nga dy viktimat- mashkull dhe femër kosovarë”, ka njoftuar Policia..
Çifti ka pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësore.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë.