Një person është arrestuar në fshatin Tërstenik të Drenasit.
Kjo pasi i arrestuari kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se janë gjetur një armë me gas e llojit Zoraki, një karikator pa fishek, 49 gëzhoja të njëjtës armë, 5 gëzhoja me mbishkrim CMS 2001 dhe 1 gëzhojë me mbishkrim 7.62 mm.
I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt