Një femër ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull nën ndikim të alkoolit, i cili kishte demoluar- thyer disa orendi shtëpiake.
Rasti ka ndodhur në Shtërpcë, i dyshuari gjatë arrestit duke mos respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor.
Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Kurse, në Ferizaj, është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.