Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, depresioni, e problemet të ndryshme familjare shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste.
Një rast i tillë ka ndodh edhe në komunën e Shtërpcës, ku një grua rreth 45 ka tentuar t’i japë fund jetës me armë zjarri.
E njëjta sipas burimeve ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin e rëndë e ka lajmëruar bashkëshorti i saj, ndërsa nga Policia ende nuk kanë dhënë detaje për rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Tentim vetëvrasje’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.