Policia e Kosovës gjatë patrullimit më Podujevë kanë hasur në një traktor të braktisur i ngarkuar më shtatë metra katrorë drunj teknik.
Dyshohet se këta drunj të jenë të kontrabanduar.
"Është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa drunjtë janë konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor”, njofton policia.
Rasti është në procedurë hetimore.