Një shtetas i huaj në Prishtinë ka njoftuar në Polici se me armë zjarri ishte qëlluar qeni i tij, nga i dyshuari mashkull kosovar.
Lidhur me rastin në cilesinë e dëshmitares është intervistuar një femër kosovare.
Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë konfiskuar armën, dy karikatorë, disa fishekë si dhe një gëzhojë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.