Është djegur një sipërfaqe me fidanë të pemëve në Skenderaj.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 20 mijë euro.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Fsh. Liqenë, Skenderaj 28.02.2024 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë-pemë. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlerë e dëmit është rreth 20.000. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.