Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka raportuar në Polici se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë:
Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 01.12.2023-01.03.2024 – 08:00-16:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka njoftuar se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.