Policia ka raportuar për grafite serbe në një shtëpi të pa banuar te Kroi i Vitakut në Mitrovicën e veriut, përcjell Bota sot.
Sipas njoftimit të Policisë, grafiti i shkruar është kryqi me 4C, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
“Kroi i Vitakut, Mitrovicë Veri 29.02.2024 – NN. Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.