Një fëmijë i moshës 2 vjeçare është dërguar pa shenja jete në spitalin e rajonal të Gjilanit.
Vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët por akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes.
Sipas informacioneve të para, sinjali raportoi se fëmija është dërguar në spital nga familjarët, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Ajo që dihet deri më tani është se Policia është njoftuar për rastin dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.