Policia ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike.
Policia ka theksuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Gjilan në bashkëpunim me DHTN Prishtinë dhe njësitin K9 pas hetimeve ndaj një të dyshuari, e kanë bastisur shtëpinë e objekte të tjerë të tij.
“Policia përmes një komunikatë ka njoftuar se është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.B (1977) , nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”, thekson policia.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:
1. Substancë narkotike e dyshuar për kokainë – 244.8 gram,
2. Substancë narkotike e dyshuar për heroinë – 47.26 gram,
3. Dy Revole Zoraki, dy karikatorë, 13 fishekë 7.65 dhe një fotrollë e armës,
4. Një Pushkë ajrore – shurdhues artizanal,
5. Një sëpate e vogël,
6. Gjashtë thika,
7. Një Elektroshok,
8. Një Pako e cigareve me hapa,
9. Dy peshore,
10. Katër telefona celular,
11. Dy folie të cilat shërbejnë për mbështjellje dhe tymosje,
12. Një fishek të kalibrit 8.57,
13. Një dozë kokainë e gatshme për shitje,
14. Pluhur i bardhë i dyshuar (sode bikarbonat),
15. Shiringë,
16. Tableta,
17. Enë për tymosje te narkotikut,
18. Fishekë me gas,
19. Qese për paketim dhe kuti e zbrazët për ruajtje të narkotikëve.