Një person, 69-vjeçar nga Ferizaj, ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka treguar se rasti është duke u hetuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”, ka potencuar Hashani.