Është arrestuar dje një person në Zveçan nën dyshimin se ka kryer një vjedhje të rëndë më 25 janar të këtij viti në fshatin Grabovc.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Grabovc, Zveçan 25.01.2024 – 01:00-04:00.
Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.