Nën kërcënimin e armës, një burri në Pejë i është grabitur dje motoçikleta dhe telefoni.
I dyshuari sipas policisë është larguar në drejtim të panjohur.
Motoçikleta është gjetur nga patrulla policore dhe është sekuestruar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Pejë 05.03.2024 – 20:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e thikës ja ka marrë një motoçikletë dhe një telefon celular dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Motoçikleta është gjetur nga patrulla policore dhe është sekuestruar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.