Një shtetas i Bangladeshit është lënduar në dorë derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura në Gjilan.
Sipas policisë, viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.
Rasti nga policia është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.