Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.
Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në një veturë tip “Benz”, përkatësisht K. Biti 13-vjeç dhe e ëma e tij. Të dy janë dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Mjeti i tonazhit të rëndë ka ndaluar në rrugë, ndërsa “Benzi” është përplasur pas tij. Kamionit i ishte shpuar goma, e më pas ka frenuar ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër nuk e ka shmangur përplasjen.
Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjës me djalin dhe bashkëshorten. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para procedurale.