Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë për dhunë në familje.
Sipas raportit, i njëjti kishte sulmuar viktimën femër me mjet të mprehtë – thikë.
Bëhet e ditur se thika është sekuestruar derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 07.03.2024 – 00:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë-thikë viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin një thikë është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.