Policia e ka arrestuar të dyshuarin se ia kishte marrë 2 mijë euro një personi për t’ia hequr pengesat për lëvizje të lirë në zonën Shengen në Bashkimin Evropian.
Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur në Rahovec.
“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti i ka marrë 2000 € para të gatshme ankuesit m/k, me premtimin se do ia heq pengesat për lëvizje në zonën Shengen.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.