Një person është arrestuar në Gjilan nga Policia e Kosovës.
Atij gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe sekuestruar mbi një kilogram maurihanë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse i është gjetur dhe sekuestruar 1 kg. e 154.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.