Disa persona të panjohur kanë shtënë më armë zjarri në Prishtinë, teksa Policia në vendngjarje ka gjetur një gëzhojë dhe disa njolla gjaku.
Në raportin 24 orësh, thuhet se në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë policore, njëherit është njoftuar prokurori.
“Rr. Mustafë Kruja, Prishtinë / 13.03.2024 – 16:10. Raportohet se persona të panjohur kishin shtënë me armë zjarrit. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë dhe disa njolla gjaku.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe është njoftuar prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.