Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur në Lipjan.
Kjo pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull po ashtu i mitur, i cili më pas ishte dërguar për tretman mjekësorë.
Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarje të tilla po ndodhin në përditëshmëri në Kosovë.