Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 12.49 gramë substancë narkotike marihuanë dhe 1.49 gramë kokainë në një banesë në Prizren.
Sipas policisë i dyshuari është arrestuar pas kontrollit të banesës së tij.
“Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë, një thikë, një sprej, një veturë dhe 137 euro para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë.
Në njoftim është bërë e ditur se gjatë zhvillimit të rastit janë identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar që ndodhen në arrati. Ndërkaq rasti mbetet nën hetime.