Një grua në Fushë Kosovë është arrestuar nga Policia.
E njëjta dyshohet se e ka lënë fëmijën e saj vetëm në banesë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmiu ne bashkëpunim me Qendrën për Pune Sociale tek një familjar i tij.
“Fushë Kosovë 14.03.2024-01:56. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se ka braktisur fëmiun e saj duke e lënë vetëm në banesë.Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmiu ne bashkëpunim me Qendrën per Pune Sociale tek një familjar i tij”, thuhet në njoftim.