Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pej.
Ai dyshohet se gjatë një ahengu familjar, ka shtënë me armë zjarri.
“Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit pistoletë, dy karikatorë, 30 fishekë dhe 7 gëzhoja të kalibrit 9x19, (për të cilën armë posedon leje valide)”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.