Rastet e falsifikimit të parave po vazhdojnë të raportohen në Policinë e Kosovës. Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se një rast i tillë është raportuar edhe dje në Prishtinë.
Siç njoftojnë nga policia, rasti është raportuar nga një zyrtar i Bankës Qëndrore të Kosovës.
Zyrtari i BQK-së ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar 2239€ të falsifikuara, monedha metalike.
"Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 15.03.2024 - NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar", thuhet në raportin e policisë.