Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë, konkretisht në rrugën ”Dëshmorët e Kombit”.
Sipas Policisë atyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk që kishin vlerën e 114 euro.
Njoftimi i Policisë:
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë tentuar të kryejnë vjedhje në market, njërit prej tyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114€. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.