Media në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë.
Të njëjtin fat e pati së fundi edhe një person në Prishtinë, i cili u ndalua nga Policia në afërsi të Parkut të Qytetit.
Burimet e medias bëjnë me dije se gjatë verifikimit, 25-vjeçari ka rezultuar me urdhërarrest aktiv, pasi ishte dënuar me burgim për dy vepra penale.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.