Policia e Kosovës ka njoftuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga dy persona në fshatin Zjaq më Mitrovicë, në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja.
Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.
Ndërsa i dyshuari tjetër sipas policisë gjendet në arrati.
“Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport të policisë.