Sot në një shkollë në Prishtinë, u dyshua se pati kanosje me thikë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:20 është raportuar për një kanosje me thikë në një shkollë në Prishtinë”, tha Ahmeti.
Njësitet përkatëse policore në koordinim me prokurorin dhe Qendrën për Punë Sociale janë duke e trajtuar rastin.