Një i mitur është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Bëhet e ditur se policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.