Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Zubin Potok, pasi i njëjti kishte marrë identitet të rremë si shtetas i Kosovës.
Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e premte.
“Zubin Potok 05.01.2024-NN. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë Veri (NJRHKEK) pas një pune intensive operative hetimore në bashkëpunim me zyrtarë nga ARC-ja si dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, më datë 22.03.2024 në Qendrën për Pajisje me Dokumenteve në Komunën e Zubin Potok kanë arrestuar një person me të dhëna të rreme nga Mitrovica, i cili ka tentuar të pajiset me dokumente personale pasaporte dhe patentë shofer”, thuhet në raportin e policisë.
Hetimet vazhdojnë.