Është arrestuar një i dyshuar në Pejë, pasi ka publikuar një foto me të cilën kishte ekspozuar një armë zjarri AK-47.
Ajo i është sekuestruar, ndërsa i prangosuri u lirua në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, të premten, njofton policia.