Një person dyshohet se është rrëmbyer pasi kishte një detyrim ndaj një personi tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:40, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin sipas udhëzimit të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa palët janë liruar.
“Rrëmbim. Lidhur me rastin në fjalë dyshohet se është rrëmbyer një mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte një detyrim ndaj një personi mashkull kosovar. Lidhur me rastin sipas udhëzimit të prokurorit është iniciuar rasti ndërsa palët janë liruar. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raport.